Këngëtarja seksi, Enca tregoi pak javë më parë se pas një incidenti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në këmbë dhe se tani ndodhej në shtëpi në pamundësi për të lëvizur normalisht.
Me postimin e fundit në Instagram, ajo ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen që i kanë dhënë.
“Faleminderit për mesazhet, jeni shumë të mirë. Për të gjithë ata që pyesin, thyeva kyçin e këmbës 4 javë më parë, ishte e tmerrshme dhe pata një ndërhyrje. Ndaj nuk kam qenë aktive në rrjetet sociale. Por gjatë kësaj kohe kam bërë shumë gjëra”, ka shkruar Enca.
Tashmë të gjithë presin që Enca të rikthehet në skenë. Kujtojmë që kënga e fundit e bukuroshes mbetet “Break Down” në duet me Don Xhonin, ndërsa pritet që shumë shpejt të sjell projekte të reja. l.k/abcnews.al