“Ishte e frikshme por ajo është e fortë”, Justin Bieber flet për gjendjen shëndetësore të gruas së tij

schedule10:01 - 18 Mars, 2022

schedule 10:01 - 18 Mars, 2022

Justin Bieber ka folur për herë të parë pasi gruaja e tij, Hailey përfundoi në spital. Modelja me famë botërore tha se ishte shtruar me urgjencë në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru. Partnerja e këngëtarit sqaroi se tani ndihet mirë dhe po rikuperohet në shtëpi.

Së fundmi, ka folur dhe vetë këngëtari duke thënë se ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy  ia kanë dalë.“Shumica prej jush e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha ai.

Every Time Hailey Baldwin Defended Her Marriage to Justin Bieber

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi më tej ylli i muzikës me famë botërore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!