Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ishte duke punuar, vdes tragjikisht 54 vjeçari shqiptar në Greqi

schedule09:45 - 24 Tetor, 2023

schedule 09:45 - 24 Tetor, 2023

Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht të hënën në Greqi teksa ndodhej në punë. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Varit. Shqiptari, baba i dy fëmijëve ndodhej në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryheshin për vendosjen e fibrave optike.

Por teksa ndodhej në një gropë, është përplasur dhe shtypur nga një makineri. 54-vjeçari u nxor nga gropa pas një operacioni të zjarrfikësve, ku morën pjesë 10 zjarrfikës me 3 automjete dhe u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur. Dy drejtuesit e makinerisë janë arrestuar nga policia./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!