Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qenë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi S. H.
Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qenë prezent në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.