ISHSH rekord kontrollesh në 24 orët e fundit, mbyllet një biznes, gjobiten 4 të tjerë

schedule19:25 - 27 Korrik, 2020

schedule 19:25 - 27 Korrik, 2020

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 5 masa administrative nga 600 inspektime të kryera në 24 orët e fundit.

ISHSH ka gjobitur një restorant, 3 bar-kafe si dhe ka marrë masat për mbylljen e një pishine.

Duke bërë një bilanc të punës përgjatë pandemisë, ISHSH njofton se janë kryer 127 mijë inspektime ku ndër to janë marrë 500 masa administrative.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-Covid kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj Covid-19 edhe në fundjavë:
Janë kryer 600 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit.

Janë marrë 5 masa administrative në subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve: 1 masë me gjobë në restorant, 3 masa me gjobë në bar/kafe, 1 vendim për pezullim aktivitetit në pishinë.

Në total janë kryer mbi 127 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 500 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim./abcnews.al