ISHSH në terren, gjobiten 330 subjekte që shkelën protokollet ndaj COVID-19

schedule12:14 - 27 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 27 Qershor, 2020

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID vijon kontrollin në terren për të parandaluar abuzimet dhe mos respektimin e masave anti-Covid nga subjekte të ndryshme, ku deri më tani janë gjobitur 330 subjekte.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1740 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, kryesisht në bar-kafe, restorante, klinika dentare, hotele, fasoneri, call centre, institucione publike etj.

Ndërkohë deri më tani gjatë periudhës së epidemisë mbi 87 mijë subjekte janë kontrolluar dhe janë vendosur rreth 330 masa administrative me gjobë për subjektet e kapura në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./abcnews.al