ISHP: Uji nuk është shkak i helmimit masiv në Bulqizë

schedule16:35 - 15 Maj, 2019

schedule 16:35 - 15 Maj, 2019

Uji nuk është shkaku i helmimit masiv të banorëve në Bulqizë. Instituti Shendetit Publik ka dalë në këtë konkluzion pasi ka përfunduar analizat e mostrave të marra në këtë qytet.

Në përfundim të të gjitha ekzaminimeve të kampioneve të ujit të marrë në qytetin e Bulqizës, rezultatet aktuale për treguesit fiziko-kimikë, metale të rënda dhe bakterologjike janë negative“, tha specialistja e ISHP, Shkëlqime Poga.

Rreth dy javë nga helmimi i 120 personave në lagjen e vjetër të Bulqizës shkaku vijon të mbetet mister. Specialistët e shëndetit publik dyshimet e para i hodhën mbi ujin dhe i bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë atë.

Ky dyshim bie poshtë ndërkohë banorët vijojnë të mos e përdorin ujin që iu shkon nga rrjeti  pasi Instituti i Shëndetit Publik nuk ja ka dërguar ende përgjigjen zyrtare Drejtorisë së Shëndetit  Publik në Bulqizë e cila vijon të mbajë në fuqi vendimin e nxjerrë pak ditë më parë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!