ISHP: Mutacionet mes nesh, duam të dimë variantin

schedule16:56 - 6 Mars, 2021

schedule 16:56 - 6 Mars, 2021

Përhapja e ndjeshme e infeksionit dhe prekja e të gjitha moshave janë arsyet e forta të virologëve në Shqipëri për praninë e varjanteve të reja të Covid 19.

Ne kemi sinjale shumë të arsyeshme dhe performancë laboratorike që kuptojmë se variantet e reja janë në qarkullim. Nuk mund ta mohoj se kemi në qarkullim variantet e reja që kanë një përhapje më të madhe në të gjithë botën”, ka thënë mjekja.

Por për mësuar se cili prej mutacioneve të koronavirusit po qarkullon në vendin tonë virologia e Institutit të Shëndetit Publik Iris Hasibra thotë se duhen pritur përgjigjet e analizavë të dërguara në Londër.

Tashmë duhet të kuptojmë nëse kemi në qarkullim variantin britanik, apo ndonjë variant tjetër të Covid që po qarkullon në Evropë apo në botë. Tashmë presim një analizë të thellësishme gjenetike për të parë dhe efekshmërinë e vaksinës”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Disa javë më parë autoritetet shëndetësore dërguan në Britani rreth 40 mostra të të prekurve nga Covid 19 në mosha dhe qyteteve të ndryshme me apo pa histori udhëtimi jashtë vendit, por  rezultati i analizave ende nuk ka mbërritur. /abcnews.al