ISHP: Covid ka prekur 5 % të të vaksinuarve me një dozë

schedule16:09 - 10 Gusht, 2021

schedule 16:09 - 10 Gusht, 2021

Nga Ema Shazivari

Marrja e vetëm një doze të vaksinës anti-covid, nuk të mbron nga hospitalizimi.

Specialist i ISHP Artan Simaku, thotë se 5% e të vaksinuarve vetëm me një dozë, janë infektuar nga variant Delta i Covid.

Disa prej tyre kanë pasur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore ne Infektiv.

“Nga personat që janë vaksinuar, vetëm 5% janë prekur nga varianti Delta dhe që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës. Personat e shtuar janë kryesisht pacientë që nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës anti Covid”, ka thënë Simaku.

Pavarësisht rritjes së infektimeve, 1/3 e bashkive ne venin tonë janë të pastra nga Covid.

Në një periudhë dy javore që sapo u mbyll rreth 1/3 e bashkive janë Covid free”, është shprehur ai.

Sipas mjekut Artan Simaku variant i ri Kappa i covid, i cili po përhapet në disa vende të botës, paraqitet me klinike dhe transmetim me te ulet se mutacionet ekzistuese.

“Është një variant që shkakto një kuadër klinik më të lehtë se varianti Delta, nuk është shumë shqetësues. Rastet janë më të lehta nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë mjeku.

A mund te na çoje rritja e shifrave ne vendosjen e kufizimeve te reja nga autoritetet shendetesore?

“Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe me ndryshimin e kushteve epidemiologjike dhe komiteti teknik i ekspertëve do të marrin masat e duhura”, ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!