Reshjet e pandërprera gjatë natës dhe ditës së sotme në dy lumenjtë Zezë dhe Ishëm në Fushë Krujë kanë arritur gati në kuotën maksimale. Gazetari i “ABC” Ahmet Zani shprehet se nëse vijojnë reshjet me këtë intensitet, rrezikohet të dalin nga shtrati dy lumenjtë dhe të sjellin përmbytje.
Në çdo vit disa fshatra të zonës përmbyten si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati. Një rrezik i tillë mund të përsëritet nga reshjet e dendura aktuale të shiut. Reshjet kanë “pushtuar” të gjithë vendin nga veriu në jug dhe pritet që të vazhdojnë deri pasditen e nesërme./ Abcnews.al