Një magazinë e ish-ndërmarrjes ushqimore në Krujë që shërben si strehë për romët është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Gazetari i “ABC” Ahmet Zani raporton se magazina ndodhet rreth 500 metra nga qendra e qytetit dhe nga flakët fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por ka vetëm dëme materiale.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e tyre.
Shkak dyshohet të jetë pakujdesia./ Abcnews.al