Arratisen 11 emigrantë/ Durrës, largohen nga qendra e pritjes, nis hetimi për policët

schedule11:28 - 31 Dhjetor, 2024

schedule 11:28 - 31 Dhjetor, 2024

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.

Ende nuk dihet nëse emigrantët kanë patur ndihmë për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë 11 emigrantët e arratisur janë te kapur me heret nga autoritetet shqiptare në tentative për te kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Pavarësisht se janë kryer disa kontrolle, policia ende nuk ka mundur të gjejë grupin e emirgantëve të paligjshëm. Dyshohet se ato janë ndidhmuar nga persona të tjerë për ti transportuar pas arratisje.

Qendra e mbyllur për te huaj, ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qendra e mbyllur eshte nje strukture ne varesi te Dreitorise se Migracionit, pjesë e Departamentit per Kufirin dhe Migracionin, ne Drejtorine e Përgjithshme te Policise së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!