Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Dy shqiptarë ekstradohen nga Greqia dhe Franca

schedule08:37 - 4 Korrik, 2025

schedule 08:37 - 4 Korrik, 2025

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;



-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!