Ishin prindër të tre fëmijëve, ky është autori që vrau bashkëshorten në Maliq

schedule22:18 - 29 Korrik, 2023

schedule 22:18 - 29 Korrik, 2023

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në Maliq ku një 46 vjeçare është vrarë dhe është hedhur nga bashkëshorti i saj në një gropë pranë banesës së tyre.

ABC News ka siguruar foton e autorit që ka kryer këtë krim të rëndë Gjergji Mullalli, i cili pas krimit është larguar dhe është në kërkim nga policia.

Ndër të tjera mësohet se çifti kishte tre fëmijë, dy vajza të martuara që jetonin jashtë dhe një djalë 20 vjeç që ndodhet këtu.

Sipas informacioneve autori punonte në ndërtim dhe dyshohet se ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima në një rrobaqepsi në Korçë.

LEXO EDHE: E rëndë, burri vret gruan në Maliq, policia jep detaje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja Luiza Mullalli dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti saj.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!