Ishin në prag divorci, trupi i 46 vjeçares u gjet nga nëna e saj, trajneri i djalit të viktimës: Ishte problematik

schedule22:51 - 29 Korrik, 2023

schedule 22:51 - 29 Korrik, 2023

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Maliq, ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij dhe me pas e ka hedhur gropën septike.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen dhe viktima është gjetur nga nëna e saj, e cila ka njoftuar policinë lokale.

Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej  muaji nëntor viktima Luiza Mullalli kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës dhe nga ajo kohë jetonte me djalin ,ndërkohë që bashkëshorti Gjergji Mullali jetonte në një banesë tjetër.

Ndërkohë këtë të shtunë Mullalli duke shfrytëzuar faktin se bashkëshortja ka qenë vetme, ka hyre në shtepi dhe e ka vrarë.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat trajneri i ekipit të ciklizmit ku ishte edhe djali i viktimës shprehet se ai i kishte thënë se kishin probleme familjare.

 “Jam trajneri i çiklizmit të Skëndërbeut ka tetë vite që e kam në ekip. Është një djalë shumë i mirë por ka pasur probleme me familjen, që i ziheshin. Ishte I sëmurë psiqik, i thoja djalit kurojeni se nuk është në rregull, por ai thoshte jo babi është mirë. Ai pinte alkool, ai vetëm probleme ka sjellë nuk e ka lënë naj herë të qetë. Gruaja ishte një grua e mrekullueshme, por ai ishte i sëmurë psiqik”, ka thënë ai.

NDërkohë nuk dihet asnjë detaj në lidhje me faktin sesi është bërë vrasja e viktimës, gjithahstu vijon puna për kapjen e autorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!