Ishin në gjyq prej 4 vitesh, Barcelona dhe Neymar zgjidhin miqësisht gjithë mosmarrëveshjet

schedule13:37 - 26 Korrik, 2021

schedule 13:37 - 26 Korrik, 2021

Barcelona dhe Neymar gjejnë paqe me njëri-tjetrin. Klubi katalanas ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se ka arritur të mbyllë çështjet gjyqësore me brazilianin miqësisht dhe në ditët në vijim do të kryhen transferimet e parave, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Që nga largimi i Neymar, të y palët ishin në gjyq me njëri-tjetrin për akuza e kundërakuza. Neymar pretendonte 47.15 milionë euro nga katalanasit për shkak të një bonusi që kishte të bënte me vitet e qëndrimit të tij atje, teksa Barcelona nga ana tjetër pretendonte të kundërtën.

Ndërkohë Barcelona pretendonte se Neymar duhet të kthente 6.7 milionë euro për mosrespektim të kontratës nga ana e sulmuesit. Një tjetër gjyq mes tyre ishte pretendimi 10 milionë euro i Barcelonës për taksat e pagës së brazilianit, ndërkohë ky i fundit kërkonte 3.5 nga vetë klubi.

Tashmë gjithçka është zgjidhur dhe sipas një raporti të medieve katalanase, klubi do i paguajë Neymar në disa këste vlerën prej 16.7 milionë eurosh, duke mbyllur kështu gjyqin dhe përfunduar gjithë “maratonën” e seancave e pretendimeve ndaj njëri-tjetrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!