Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ishin në arrest shtëpie, gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitjeje për dy kontrollorët e Rinasit

schedule12:51 - 2 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 2 Qershor, 2021

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën “detyrim paraqitjeje” për dy kontrollorët e  AlbControl, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Dy kontrollorët ishin me masë sigurie arrest në shtëpi, dhe sot  gjykata u zëvendësoi masën.

Dy kontrollorët së bashku me Flora Ndrecajn u arrestuan pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!