Tre persona kanë rënë në prangat policisë së Himarës pasi akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në zonën Livadh, Dhërmi dhe Kudhës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Livadhi”, është bërë i mundur kapja e tre të autorëve përkatërisht , 32, 39 dhe 44 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al