Ishin kontaktet e fundit, Jonida Shehu thirrje për Rakacollin dhe ekspertin e PD pas infektimit me Covid

schedule21:42 - 10 Shkurt, 2021

schedule 21:42 - 10 Shkurt, 2021

Jonida Shehu nuk i ka shpëtuar infektimit me koronavirus. Gazetarja e edicionit qendror të lajmeve në ABC, “Radari Informativ”, zbuloi dje se kishte rezultuar pozitive me Covid.

Sipas protokollit, Jonida prej ditës së djeshme mungon në ekran dhe është karantinuar në banesë, ndërsa ka simptoma të lehta të sëmundjes.

Lexo edhe: Jonida Shehu rezulton pozitive me Covid-19, tregon gjendjen shëndetësore

Sot Shehu ka zgjedhur t’u përgjigjet në Instagram interesimit të ndjekësve për shëndetin e saj. Njëri prej tyre e ka pyetur Jonidën nëse ka infektuar dikë tjetër.

Gazetarja përgjigjet se familjarët nuk i ka të infektuar, ndërkohë që i ka bërë thirrje zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit dhe ekspertit të PD, Kastriot Sulka që të bëjnë një test, pasi kanë qenë të ftuarit e saj të fundit në studio.

“Në dijeni time jo. Familjarët e mi nuk janë të infektuar. Do ti bëja kërkesë urgjente Mira Rakacollit dhe Kastriot Sulkës, kanë qenë të ftuarit e mi të fundit në Radar. Të bëjnë një test këto ditë sa më shpejt, se sot ka qenë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nuk dua të jem unë shkaku i infektimit,” është shprehur moderatorja. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!