Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një çifti të moshuarish në katin e dytë të një pallati në lagjen 29 Nëntori në Fier.
Abcnews.al mëson se sapo çifti i të moshuarve panë flakët kanë njoftuar repartin zjarrfikës.
Bombola e gazit ka qenë e ndezur pasi çifti ka qenë duke gatuar.
Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largojë bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar.
Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.
/abcnews.al/