Shqiptari Vatan Cana është një nga dëshmitarët okularë të sulmit ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë fundjavës në SHBA.
Ai rrëfeu eksperiencën e frikshme, ku tha se ishte pjesë në takim bashkë me shokët e tij dhe se ndodheshin vetëm 20 metra larg nga podiumi.
Më tej i riu shqiptar tha se shërbimi sekret vëzhgoi për rreth 20 minuta autorin, ndërsa shtoi se “nuk e di pse nuk reaguan në kohë”.
Sakaq tha se autori u ekzekuta për rreth 20 sekonda nga Shërbimi Sekret amerikan.
“Unë jam fans i Trump bashkë me shokët e mi. Kur shkuam atje kishte njerëz pa fund, kishte muzikë. Ka qenë shërbimi sekret dhe na kontrolluan, na hoqën të gjitha sendet. Kemi qenë rreth 20-25 metra larg nga vendi ku rrinte Trump. Pas 5 minutash dy plumba ranë dhe Trump u ul poshtë. Pastaj filluan3-4 plumba të tjerë. Nxora telefonin për ta filmuar, në fillim ishim të frikësuar dhe më pas filluam të bërtisnim ‘USA! USA!”.
I kemi dëgjuar plumbat dhe pamë Trump-in të rënë në tokë. Unë e kam ditur që diçka s’ka qenë në rregull dhe u ulëm në tokë. Në 15 minuta shërbimi sekret ka parë në drejtim të gjuajtësit. Nuk e di si nuk kanë reaguar më shpejt. Ndoshta s’kanë dhënë urdhërin për të gjuajtur. Vrasja e autorit çështje 20 sekondash. Ka qenë një skenë...”, u shpreh ai.