“Ishe i thjeshtë kur s’kishe para”, Getinjo i kthen përgjigjen epike ndjekësit që e quajti mendjemadh

schedule15:55 - 15 Janar, 2021

schedule 15:55 - 15 Janar, 2021

Getinjo është një prej reperëve më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e tij. Së fundmi, reperi ka ndarë një video teksa këndon për paranë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Njëri prej tyre e ka quajtur reperin mendjemadh dhe se kur nuk kishte para ishte një njeri i thjeshtë. “Edhe ti ke qenë njeri i thjeshtë kur s’ke pas pare shumë, sa bane pare je ba mendjemadh”, i ka shkruar ndjekësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JIMMY THE PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo)

Ky koment nuk është pritur mirë nga reperi, të cilit i ka kthyer një përgjigje epike. “S’jom menemadh, jom meneshum.“, ia ka kthyer Getinjo. Kujtojmë që disa javë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. /abcnews.al/