“Ishe heroi im, na krahasuan bashkë”, Mike Tyson fjalë zemre për Maradonën

schedule18:14 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:14 - 26 Nëntor, 2020

Mike Tyson, Diego Armando Maradona dhe titulli kampion bote që i lidh. Të dy në sporte të ndryshme, por fenomenalë me atë që bënin: Tyson në ring dhe Maradona në fushën e blertë. Argjentinasi nuk jeton më dhe boksieri amerikan ka disa fjalë zemre për të thënë.

“Dora e Zotit, Maradona na la. Në vitin 1986 të dy fituam titullin kampion bote. Ata e përdorën për të na krahasuar ne të dyve”, shkruan fillimisht në Twitter Tyson, i cili edhe në moshën 54-vjeccare do të zbresë në ring javën e ardhshme.

“Ai ishte një nga heronjtë e mi dhe një mik. E respektoja shumë atë. Do të jetë një humbje e madhe”, mbyll postimin e tij boksieri legjendar, i cili edhe ka postuar një foto ku ai shfaqet me Maradonën, futbollin që vetëm dje e kuptuam se ishte njerëzor. /abcnews.al