CEZ/DIA, Agron Çela në SPAK: Isha për arsyet e mia. Nuk e njoh Kastriot Ismailajn

schedule10:33 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:33 - 14 Nëntor, 2023

TIRANË- Deputeti socialist Agron Çela u pyet të martën për një orë e 30 minuta në prokurorinë e posaçme.

Ai u paraqit i vetëm pa praninë e ndonjë avokati dhe mësohet se ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni  në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen CEZ-DIA. Çela në dalje të prokurorisë nuk dha detaje nga marrja në pyetje.

Nga ana tjetër mësohet se Agron Çela ka dhënë sqarime në lidhje me disa kompani që kanë vijuar me mbledhjen e borxheve të CEZ në veriun e vendit, pasi nga procedura u largua kompania DIA.

Agron Çela u paraqit në SPAK pak ditë pasi për këtë çështje u pyet ish-presidenti Ilir Meta, ish-kryetari i tij në lëvizjen soacialiste për integrim e më pas në partinë e lirisë para se në fillim të janarit të kalonte në rradhët e PS.