Britney Spears zbuloi të gjithë sfondin rreth martesës së saj me Sam Asgarin të enjten e kaluar.
Këngëtarja 40-vjeçare ka postuar disa foto nga dita e bukur që ka përjetuar dhe ka pranuar se është ndjerë nervoze dhe ka pasur krizë paniku para se t’i thotë “po” partnerit. Ceremonia luksoze u zhvillua në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.
“Isha shumë nervoze gjatë gjithë mëngjesit. Por më pas me të vërtetë e ndjeva… Pata një atak paniku dhe më pas e mora veten”, shkroi Britney në një postim të gjatë në Instagram.
“Uau! Zot! Ne u martuam! Ishte dita më spektakolare”, ishin fjalët e para që ajo shkroi.
View this post on Instagram
“Punonjësit që dizajnuan shtëpinë tonë në një kështjellë të vërtetë ëndrrash ishte fantastike! “Ceremonia ishte një ëndërr dhe festa ishte edhe më e mirë,” vazhdoi Speers.
Më pas këngëtarja flet për të gjithë të ftuarit specialë të dasmës: “Shumë njerëz erdhën në dasmën tonë dhe unë jam ende në shok! Britney iu referua edhe puthjes së saj famëkeqe me Madonna-n 63-vjeçare, duke shkruar: “Isha pa fjalë… E putha sërish Madonën dhe vallëzuam deri në mbrëmje me Paris Hilton”.
Ajo vazhdoi duke falënderuar stilisten italiane Donatella Versace për fustanin e nusërisë që e bëri të ndihej aq bukur. Ylli i famshëm më pas falënderoi ekipin e saj të grimit. /abcnews.al