“Isha në makinë kur më telefonuan”, Ansu Fati zbulon emocionet

schedule09:33 - 15 Tetor, 2019

schedule 09:33 - 15 Tetor, 2019

Ansu Fati është zbulimi i madh i këtij fillim sezoni. 16-vjeçari i Barcelonës ka shënuar dy gola në kampionat dhe i ka surprizuar të gjithë me talentin e tij. Së fundmi ka marrë një lajm shumë të mirë.

Spanja ka vendosur ta grumbullojë në kombëtare dhe gjithçka do të nisë me ekipin U21. Lojtari me origjinë nga Guinea-Bissau nuk pati dilema se me cilën kombëtare do të aktivizohej në vijim.

Fati zgjodhi vendlindjen përpara origjinës, teksa zbulon momentin kur mori vesh se do të grumbullohej me Spanjën U21 (luan sonte në mbrëmje përballë Malit të Zi).

E kam për krenari të luaj këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja për t’i lumturuar tifozët. Isha në makinë me shokët e mi dhe ishim nisur për të ngrënë diçka, ndërkohë që babai më mori në telefon. Më tregoi për grumbullimin, ndërsa unë nuk u mendova gjatë dhe e pyeta se me çfarë avioni duhet të nisesha. Realisht jam shumë i befasuar nga ky grumbullim, ndihem krenar dhe gjithmonë kam dëshiruar të luaj për kombëtaren e Spanjës“, përfundon talenti i ekipit katalanas për Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!