“Isha idhulli i tifozëve në Romë, jam penduar që u largova nga Lazio”

schedule19:18 - 5 Prill, 2020

schedule 19:18 - 5 Prill, 2020

Shumë futbollistë, bëjnë zgjedhje të gabuara gjatë karrierës së tyre. Një ndër ta, është padiskutim dhe Mauro Zarate. Vetë fantazisti, në një intervistë për gazetën argjentinase Clarin, foli për aventurën e tij në Itali, pasi lishte luajtur për Lazion, Interin dhe Fiorentinën.

“Largimi nga Lazio ishte një gabim. Nuk duhet të largohesha, pasi isha idhull atje. Pasi bëra këtë gabim, unë pastaj shkova te West Ham dhe fillova të luaj mirë, por më pas vendosa të largohesha sepse nuk më pëlqeu pozicioni ku po më aktivizonin.

Pastaj shkova te Fiorentina, fitova një formë të mirë dhe fillova të luaja në një nivel të kënaqshëm. Jo shumë kohë më vonë, gruaja ime Naty u sëmur dhe menaxheri im, Paulo Sousa, nuk po më ndihmonte.

Kjo më bllokoi dhe unë nuk isha në gjendje ta kapërceja situatën e vështirë. Isha shumë i trishtuar kur u largova nga Serie A, sepse realisht nuk doja që të ndodhte diçka e tillë”, përfundoi lojtari i Boca Juniors tashmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!