“Isha i shqetësuar për të”, Henry: Lukaku ia doli, jam shumë krenar për të dhe Interin

schedule16:00 - 17 Maj, 2023

schedule 16:00 - 17 Maj, 2023

Romelu Lukaku ka kaluar një sezon plot ulje-ngritje këtë vit në Serie A, mirëpo format e tij në këtë fund sezoni është e ngjashme me atë para largimit të tij nga “zikaltërit” 2 vite më parë, me “shtatlartin” belg që është kthyer në një “bomber” të vërtetë në Serie A, teksa ka shënuar 5 gola e ka dhuruar 3 asiste në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Për formën e belgut, si dhe për kualifikimin drejt finales së madhe të Champions League e ka bërë dhe ish-sulmuesi francez njëkohësisht dhe ish-ndihmëstrajneri i Belgjikës, në kohën kur Roberto Martinez ishte kreu i pankinës, Thierry Henry, i cili tha se është shumë krenar për Lukakun dhe rrugëtimin e Inter.

“Të jem i sinqertë nuk jam i shqetësuar ndonjëherë, por kam bërë diçka me Lukakun, që nuk është në zakonin tim dhe kjo tregon që kam ndryshuar.

Ka dy javë isha i shqetësuar dhe çdo ditë i shkruaja Romelut duke e pyetur si ishte. Nuk ishte e lehtë nuk e di çfarë ndodhi por ai ia doli dhe jam shumë krenar për të dhe për Interin”,- u shpreh legjenda franceze. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!