“Isha i pastrehë, muzika më shpëtoi jetën”, rrëfimi i reperit shqiptar: Kam besim se do të bëhem një artist i madh

schedule15:51 - 20 Mars, 2022

schedule 15:51 - 20 Mars, 2022

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SHBA, ka publikuar një video përmes së cilës tregon rrugëtimin e tij ndër vite dhe peripecitë me të cilat është përballur. Gashi thotë se ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GASHI (@gashi)

Sakaq, reperi i shumë hiteve shprehet mes të tjerash se do të publikojë dhe dy albume të tjera këtë vit. Ai thotë se beson që do të bëhet një nga artistët më të mëdhenj.

“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”, shprehet ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!