“Isha i dehur, e ngatërrova”, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit që vrau shqiptarin në Mykonos

schedule12:11 - 21 Shkurt, 2023

schedule 12:11 - 21 Shkurt, 2023

33-vjeçari nga Mykonosi që vrau të hënën 34-vjeçarin shqiptar, pas një debati që patën në një lokal në ishull, e kaloi natën në paraburgimin e Policisë së Mykonos.

Sipas informacioneve të protothema.gr, autori i vrasjes pretendon se ka qenë i dehur, gjë që ka ndikuar në gjykimin e tij, se në momentin e konfliktit me 34-vjeçarin shqiptar ka humbur vetëdijen, por edhe se i vjen keq për aktin e tij të shëmtuar.

Të njohur të autorit pohojnë se ky nuk është krim pasioni.

“Vajza për të cilën ka pasur një keqkuptim nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, tregon një person nga rrethi i tij i ngushtë për protothema.gr.

“Burri tjetër e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u konfliktuar.

Për shkak se ishin të dehur, gjërat morën një kthesë të pakëndshme”, tha i njëjti person.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!