“Isha gjithë ditën në punë”, qytetari i indinjuar me bllokimin e rrugës nga protestuesit në Elbasan: Po më vdes gruaja, e kam të sëmurë…

schedule18:51 - 29 Tetor, 2024

schedule 18:51 - 29 Tetor, 2024

Qytetarët janë të indinjuar me bllokimin e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan nga protestuesit e opozitës prej afro dy orësh tashmë.

Njëri prej tyre tha në një prononcim për mediat se i duhet të shkojë në shtëpi për shkak se ka gruan sëmurë por ka mbetur i bllokuar.

“Kam punuar gjithë ditën. Unë dua që të shkoj në shtëpi te gruaja se po më vdes. E kam të sëmurë. Më tha hajde, ku të shkoja. Unë s’kam faj, më hap rrugën që të shkoj ta plaka ime”, thotë qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!