Ish-zyrtari izraelit e pranon: Po, ne kishim një dorë në vrasjen e Qaseem Soleaimanit

schedule16:16 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 16:16 - 20 Dhjetor, 2021

Izraeli pati rol në operacionin për të vrarë komandantin e lartë të Iranit Qasem Soleimani. Kështu shprehet ish-kreu i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, gjeneralmajor Tamir Hayman.

Lexo edhe: Vritet nga amerikanët “Zoti i luftës” në Lindjen e Mesme, kush ishte Qasem Soleimani

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë izraelit konfirmon një rol në njërin prej operacioneve që tronditi Lindjen e Mesme, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: U ndoq për vite me radhë, droni dhe të pathënat e operacionit që vranë “Zotin e Luftës” në Lindjen e Mesme

Sipas “Jerusalem Post“, Hayman foli në një intervistë për revistën “Malam”, e cila botohet nga Qendra e Trashëgimisë dhe Përkujtimit të Inteligjencës Izraelite.

Soleimani ishte komandanti Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike. Në intervistë, Hayman konfirmoi se Izraeli “ka luajtur një rol” në vrasjen e synuar nga SHBA dy vjet më parë.

Lexo edhe: Tentuan sulm në Shqipëri: Kush janë forcat “Quds” dhe komandimi nga “Zoti i Luftës”

Në maj, Yahoo Neës raportoi se Izraeli i dha SHBA-ve akses në numra të shumtë celularë që i përkisnin Qasem Soleimanit për ta ndihmuar në gjurmimin e tij.

“Vrasja e Soleimanit ishte e rëndësishme pasi armiku ynë kryesor është Irani”, tha Hayman./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!