Ish-mesfshori i Manchester United, Shinji Kagaëa, ka gjetur më në fund një klub të ri. Japonezi, i cili ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Alex Ferguson tek “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar përfundoi në kategorinë e dytë spanjolle, duke luajtur me Real Zaragozën.
Tashmë, 31-vjeçari do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares sonë, Enea Mihajn, pasi është transferuar në radhët e PAOK-ut. Kagaëa ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022 me ekipin që aktualisht renditet në vendin e katërt në Superligën greke.
香川真司がここにいる。真司、PAOKファミリーへようこそ!
Shinji Kagawa is Here. Shinji welcome to PAOK family!#KagawaIsHere #PAOK #transfers #RiseUp @S_Kagawa0317 pic.twitter.com/itvrJW1AKs— PAOK FC (@PAOK_FC) January 27, 2021
Kujtojmë që shkëlqimin më të madh, mesfushori e pati në “Old Traffor”, aty ku në vitin 2013 fitoi edhe Premier League. Më pas në 2014, ai u transferua në Bundesliga për të luajtur me klubin e Dortmund. Në 2018 do të vinte rënia e madhe e Shinjit, pasi kaloi në ekipin e dytë të gjermanëve. Si pasojë ai vendosi të huazohej më pas tek turqit e Besiktas dhe në fund tek Real Zaragoza. /abcnews.al

