Ish-ushtari i UÇK arrestohet në RMV/ “Fletë arrestet e Serbisë, të qëllimshme”, Ibishi: Veprim tendencioz i qeverisë së re ndaj Kosovës

schedule16:29 - 19 Korrik, 2024

schedule 16:29 - 19 Korrik, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emsionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se flet arrestet nga Serbia janë të qëllimshme.

Më tej ai shtoi se ky arrestim tregon një veprim tendencioz të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës.

“Këto fletë arreste që Serbia i ka përdorur për një kohë të gjatë ndaj Kosovës dhe personalisht ndaj meje. Këta urdhër arreste serbe janë të fabrikuara, më habit fakti që në Maqedoni të ndodhë një ngjarje si kjo. Ka pasur ndalime, por jo arrestime. Reagimet ishin të menjëhershme me qëllim që të mos ndodhë dhe të mos bëhet dërgimi i tij në Serbi. Presim vendimin e gjykatës për të parë si do procedohet.

Kjo tregon një veprim tendencioz të qeverisë së re së Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës.”, u shpreh Ibishi.

Sakaq ai u ndal te marrëveshja mes Gjermanisë dhe Serbisë për lëndët e para të qëndrueshme, ku u shpreh se kjo marrëveshje vështirëson situatën ndaj Kosovës.

“Kjo konvertohet në çështje me Kosovën, mendoj se kjo marrëveshje e vështirëson punën interesave të Kosovës. Do të jetë në një habitat jo fortë të mirë”, tha ndër të tjera eksperti i sigurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!