Ish-trajneri i Realit refuzon PSG, timonieri i kombëtares së njohur në “pole-position”

schedule15:34 - 22 Maj, 2022

schedule 15:34 - 22 Maj, 2022

Me Mauricio Pochettino që do të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

Një nga kandidatët që është përfolur shumë se mund të marri krenar e gjigandëve francez është edhe ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Sipas “Telefoot” raportohet se Zidane e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e PSG dhe nuk ka pranuar që të fillojë një aventurë me klubin nga kryeqyteti i Francës.

Po sipas të njëjtit burim raportohet se tashmë në “pole-position’ për të marrë drejtimin e skuadrës pariziene është trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

PSG do të ulë në krye të stolit Deschamps pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar. Megjithatë, numri 1 i stolit francez ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij.

Njëkohësisht janë kërkuar edhe Antonio Conte dhe Joachim Loew. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!