Ish-trajneri i kombëtares, Panucci: Më është kthyer dëshira për të trajnuar, kam refuzuar 6-7 skuadra

schedule16:21 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:21 - 22 Nëntor, 2021

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Cristian Panucci ka dhënë një intervistë për mediat italiane teksa ka prekur disa çështje.

Panucci pas eksperiencës me kombëtaren shqiptare nuk ka preferuar të drejtojë skuadër tjetër duke marrë një periudhë pushimi, që gjatë kësaj periudhe ka refuzuar disa skuadra.

Ish-trajneri i kombëtares ka folur edhe për mundësitë e Italisë për të shkuar në Botërorin “Katar 2022”, ku sipas tij mundësitë janë aty, madje tekniku italian ka treguar edhe trajnerin që e ka impresionuar atë, teksa është përgjigjur pa hezitim se ai është Zanetti.

“Italia e ka mundësinë të shkojë në Botëror, kombëtaret e tjera janë të forta, por i kemi të gjitha kartat në rregull. Italia është në diskutim vetëm sepse u gabua një penallti.  Rikthim në rolin e trajnerit? Kam refuzuar 6-7 skuadra sepse kam dashur të marr një pauzë, por më është rikthyer dëshira për të trajnuar”.

Një trajner nga i cili jeni impresionuar? “Ndonjëherë është i rëndësishëm projekti, shoqëria. Në kohët e fundit më ka pëlqyer një intervistë e Zanettit, i cili kur është pyetur mbi modulin e lojës që preferon u përgjigj se gjithçka varet nga lojtarët që ke në dispozicion dhe kjo është një përgjigje e zgjuar”, ka theksuar Panucci. /f.a/abcnews.al