Ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politik kanë zgjedhur një kandidat të tyre për të qënë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Ai është Besim Ndregjoni.
Zenel Dangu i Shoqatës kombëtare të të burgosurve dhe të dënuarve politik më qëndër Shkodër kërkon që deputët të mbështesin Ndregjonin dhe të mos zgjedhin militantë.
“Ka tre dekada që institucionet tona nuk lejohen dhe promovohen kapacitete antikomuniste, që vijën nga shtresa e të përndjekurve politikë. Partitë politike sheklin kushtetutën, me vendimet politikë zgjedhin militantë dhe politizojnë institucionet. Partitë nuk i lejojnë deputetët të votojnë të lirë. Opozita dhe pozita duhet të votojnë kandidaturën tonë.”
Një thirrje ka dhe për deputetët e opozitës.
“Bëni demokraci me votë dhe jo me vendime politike. Keni 31 vjet që votoni trashëgimtarët e e byrosë politike të komitetit qendror të partisë. Keni 31 vjet që merrni votën tonë dhe nuk promovonin kapacitete tona.”
Mandati Avokates së Popullit, Erinda Ballanca ka përfunduar në muajin maj. Për këtë detyrë kanë shpallur kandidaturën 19 persona. /abcnews.al/