Ish-sulmuesi italian kritik ndaj teknikut “Zikaltër”: Për mua Inter është tre vite mbrapa

schedule22:56 - 12 Shkurt, 2024

schedule 22:56 - 12 Shkurt, 2024

Inter është këtë sezon në pozita komode për t’u rikthyer te titulli kampion në Serie A pas tre vitesh. “Zikaltërit” janë aktualisht në krye të kampionatit me një diferencë prej shtatë pikësh me ndjekësit e Juventus, si dhe kanë avantazhin e një ndeshje më tepër se “Zonja e Vjetër”.

Megjithatë, për ish-sulmuesin e famshëm italian, Paolo Di Canio, “Zikaltërit” po bëjnë vetëm detyrën pasi kanë organikën më të fortë e sipas tij, Inter duhej ta kishte fituar titullin kampion edhe para dy vitesh ndërsa theksoi se titulli mungon prej eksperiencës së pakët të teknikut, Simone Inzaghi.

“Për mua Inter është tre vite mbrapa. Ashtu si në këtë sezon, edhe para tre vitesh zikaltërit kishin skuadrën më të fortë. Por, për mungesën e eksperiencës së trajnerit dhe disa lojtarëve nuk ia dolën ta fitonin titullin”,- u shpreh ish-sulmuesi italian. /i.m /abcnews.al