Calen Ekuban është një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Superiore. Sulmuesi ganez ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2016/2017, duke e mbyllur aventurën shqiptare me 18 gola të realizuar.
Më pas kalimet te Leeds United dhe Trabzonspor. Paraqitjet fantastike me ekipin turk kanë ndikuar që 27-vjeçari të transferohet në Serie A te Genoa.
Klubi italian do të pagujë 2.2 milion euro te Trabzonspor, ndërsa Ekuban do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Genoan. Sulmuesi afrikan ka zbarkuar sot në Itali për të kryer vizitat mjekësore. /abcnews.al