Padyshim, një nga surprizat e këtij sëzoni është skuadra e Arsenal, me “topçinjtë” e Mikel Artetas, që pas 19 vitesh pritje tashmë janë më afër se kurrë triumfit në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League.
Me një organikë fantastike, me lojtartë të talentuar e me eksperiencë, djemtë e Arsenal nuk kanë të ndalur e një gjë të tillë e tha dhe ish-sulmuesi i Arsenal e shumë ekipeve të tjera në Premier League, Kevin Campbell, i cili theksoi në veçanti performancat fantastike të ukrainasit Oleksandr Zinchenko.
“Më lejoni të them këtë, gjatë gjithë kohës sime në futboll, nuk kam parë kurrë një mbrojtës të majtë të shfaqet në krahun e djathtë dhe të luajë topin me krahun e djathtë, duke organizuar një pasim në rrjetë dhe një gol, siç bëri me Everton.
Ai thjesht shkon aty ku mund të ndikojë në lojë. Mikel Arteta i beson atij dhe është e qartë se ekipi beson se Zinchenko është në gjendje të bëjë mirë punën e tij.
Shohim që Xhaka përmirësohet kur Zinchenko është në fushë, çfarë shton Martinelli, pamë se si Jesus luan ndeshje të mira me të, pamë se si kombinohet Partey me të në qendër të fushës. Çfarë lojtari!”,- tha Campbell në fjalën e tij, për ukrainasin e “topçinjve”. /i.m /abcnews.al