Ish-studenti i dhjetorit ’90: Komisariatet vendi më i sigurtë, frika ishte para futjes në Pallatin e Brigadave

schedule21:35 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 21:35 - 7 Dhjetor, 2020

Këtë të hënë në emisionin Log në ABC është diskutuar në lidhje me 30 vjetorin e lidhjes studentore të dhjetorit të 1990.

Në një panel të ftuarish me gazetarin Endri Xhafo përfaqësues të dhjetorit të ’90 kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet dhe atë që kishte ndodhur atë ditë.

Ish studenti i dhjetorit Blendi Gonxhe në fjalën e tij është shprehur se frika e tij më e madhe ishte para se të futeshin në Pallatin e Brigadave pasi sipas tij mund të kishte një grup të pakontrolluar që mund të sillte dhe një të papritur.

Unë do të jem shumë i vërtet në atë që kam ndjerë ajo që ne kishim si studentë të asaj kohe duke qenë se ishim të rinj dhe donim ndryshimin donim që atë dobësi që dukej gjatë gjithë vitit, atë rënie të sistemit nga pikëpamja ekonomike e kudo me botën përreth dhe dielli nuk fshihej me asnjë lloj shoshe sado që mundohej sistemi ne e kishim thënë tonën dhe ne ishim pjesa më e paduruar e lëvizjes. Pjesa tjetër ishte ajo e profesorëve dhe e atyre që ndoshta kanë pasur plane apo skenarë në mendjen e tyre por të gjitha janë hipoteza pasi ne nuk kemi asnjë ide nëse Partia e Punës apo ndonjë nga pjesëmarrësit kishte ndonjë skenar në mendje. Dhe nga ne ka pas shumë zëra, ka pasur grupe fanatike.

Për mua kanë qenë dy botë të ndryshme deri në hyrje të pallatit të brigadave dhe pjesa tjetër pas. Unë atë natë kam menduar se kam qenë në rrezik derisa kam hyrë në pallatin e Brigadave pasi një shesh i jashtëzakonshëm priste nga ne gjithçka dhe nga ana tjetër përgjegjësia me familjen, por nga ana tjetër ishte frika se mund të ishte një grup jashtë kontrolli, unë në ’90 isha arrestuar nja 19 herë dhe e dija ç’ishte në komisariat që në atë moment më dukeshin vendet më të sigurta, Ne nuk na ka përdorur Ramiz Alia por lëvizjet dhe të gjithë lëvizjet ishin ato që e përdorën ato. Ne duke e menduar një njeri më liberal menduam se mund ta bënim pjesë të historisë”, është shprehur ai.

Ndërkohë ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nga studio e Log. në ABC është shprehur se vështirësia më e madhe ishte shpërndarja e lajmit për të treguar në perëndim se çfarë po ndodhte në vendin tonë.

Në përjetimet e mia nga brenda dhe nga jashtë pasi unë nisa ta shkruaj historinë në prill të 91 i kisha shumë të freskëta në radhë të parë ishte ankthi i familjeve dhe ne aty brenda. Një detaj që nuk e kam thënë është se ne në datën 9 dhe 10 kur shkuam te studentët përveç ambasadës greke që kishte dy punonjës indiferent s’kishte asnjë tjetër, në atë moment ne mendonim se si do e tregonim këtë gjë në perëndim dhe në maj të vitit 90 ishte një ndeshje me Francën dhe me të ishte një gazetar i Le Montit dhe ai më la një kartëvizitë dhe unë këtë ja tregoj Berishës, dhe në 11 në mëngjes kemi arritur që të gjejmë një telefon që kishte dalje jashtë e mora në telefon dhe i kam treguar të gjithë historinë, ai ishte gazetar futbolli dhe jo politik dhe në datën 12 ai ka botuar  një çerek faqe se shkrimtari Besnik Mustafaj tregon për atë që kishte ndodhur dhe ka qenë dhe dalja e parë e lajmit jashtë dhe atë pasdite kanë ardhur me chartet të gjithë diplomatët perëndimor”, është shprehur ai.

Pas diskutimeve u vendos për krijimin e një partie dhe u tha se duhej të përplasen dy gjëra të barabarta që ne të përplaseshim me të duhej të ishim të fortë”, ka thënë Mustafaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!