Ish punonjësja e Facebook: Kompania më shumë synon fitimin, si u nxitën trazirat në Capitol

schedule11:57 - 4 Tetor, 2021

schedule 11:57 - 4 Tetor, 2021

Në një intervistë shpërthyese prej “60 minutash” që u transmetua në SHBA të dielën, Frances Haugen, një ish -punonjëse  e Facebook, zbuloi dhjetëra mijëra faqe kërkimesh dhe dokumentesh të brendshme të cilat shkaktuan reagime të ashpra kundër Facebook, raporton Washington Post

Në dokumentet e siguruara nga ajo dhe të publikuara nga Wall Street Journal, tregohet se Facebook e di që platformat e kompanisë janë përdorur për të përhapur urrejtje, dhunë dhe keqinformim, por kompania është përpjekur t’i fshehë provat. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar në mënyrë anonime me Wall Street Journal për të  treguar se Facebook nuk ka marrë asnjë masë për të kufizuar postimet toksike.

“Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën,” tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se Facebook ndihmoi në organizimin e protestave në Kapitol me 6 janar. Duke u përpjekur për të shmangur publicitetin negativ, Nënkryetari i Facebook, përgjegjës për Çështjet Globale Nick Clegg (dhe ish Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar) pohoi para intervistës se “kompania po kryen disa sondazhe, duke shprehur se nuk ka perfeksion në mediat sociale, si në fusha të tjera të jetës “.

Çështja do të gjykohet dhe Haugen është thirrur për të dëshmuar para Kongresit të martën. Në një deklaratë me shkrim për Wall Street Journal, zëdhënësi i Facebook Andy Stone u shpreh, “të sugjerosh që ne inkurajojmë përmbajtje të keqe dhe nuk bëjmë asgjë, thjesht nuk është e vërtetë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!