Ish-prokurori u gjet pa jetë në banesë, dyshimi i rëndë i policisë

schedule15:47 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 15:47 - 5 Dhjetor, 2019

Ish-prokurori Agron Matjani u gjet pa jetë në banesën e tij në një lagje të Prizrenit. Fill pas konstatimit të trupit të tij, policia kreu mbikëqyrjen e nevojshme duke arritur në gjykimin paraprak se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mësohet se Matjani kohëve të fundit kishte pasur probleme shëndetësore: Vuante nga diabeti i rëndë nga i cili kishte rrezik t’i pritej edhe njëra këmbë.

As prokuroria nuk hedh poshtë versionin e vetëvrasjes, por thotë se është ende heret për një përfundim të tillë.

E para që e gjeti Matjanin pa jetë në banesë ishte bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar më pas forcat e rendit.

Kur kanë hyrë në banesë, policia e ka gjetur atë në një vaskë dhe ka konstatuar se kishte të prera në venat e njërës këmbë të Matjanit, e cila kishte bërë që të shkaktohej një hemorragji e madhe.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi rasate nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!