Ish-Presidenti në survejim/ Paro Laçi: Ilir Metës i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani

schedule23:50 - 24 Tetor, 2024

schedule 23:50 - 24 Tetor, 2024

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi komentoi arrestimin e Ilir Metës.

Ai theksoi se ish-presidentit Ilir Meta i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani.

“Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh: Ky hetim që i është bërë Metës, i është bërë “ndiq paranë”.  Dhe unë nga informacione mund të them që 450 milion paundë në Britani vetëm në Angli. Por nuk është ndonjë psikologji e rëndë të jesh në burg. Do përshtatesh, por Meta bën gjithë këto sharje sepse ka shume lekë jashtë bankave, i ka shpërndarë shumë miqve. Meta duhet të bashkëpunojë me drejtësinë. Për Monikën mund të them se Monika mund të vrasë njerëz, dhe ka vrarë.”, tha ai.

/abcmews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!