Ish-Presidenti katalanas Puigdemont udhëton në Kopenhagen

schedule10:47 - 22 Janar, 2018

schedule 10:47 - 22 Janar, 2018

Prokuroria spanjolle i ka kërkuar autoriteteve daneze  të arrestojnë ish- presidentin e Katalonjës Puigdemont. Ai ka mbërritur ne Kopenhagen, ku pritet të flasë për mediat daneze dhe të mbajë një leksion në universitet.

Ish-presidenti katalanas Puigdemont ka udhëtuar nga Brukseli në Kopenhagen, nga ku pritet të flasë për mediat gjatë ditës. Lajmi është konfirmuar nga mediat belge dhe ato spanjolle. Ish-presidenti, sipas mediave është parë në aeroportin e Sharlerit në orën 8:00 të mëngjesit të së hënës nga ku mori avionin për në kryqeytetin danez, pavarësisht kërcënimit të Spanjës.

Prokuroria spanjolle në fakt do të kërkojë aktivizimin e një mandati arresti nda ish-presidentit të Katalonjës, në momentin që do të ndodhet në Danimarkë ku parashikohet që të flasë edhe në universitetin e Kopenhagenit. E përditshmja spanjolle “El Pais”, citon një burim të prokuorisë spanjolle i cili shpjegon se i është kërkuar autoriteteve daneze që Puidgemont të arrestohet dhe t’i dorëzohet Spanjës. Ish-presidenti Katalanas prej disa muajsh ndodhet në autoekzil në Belgjikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!