Ish-presidenti katalanas Puigdemont paraqitet në Gjykatën e Brukselit

schedule16:06 - 17 Nëntor, 2017

schedule 16:06 - 17 Nëntor, 2017

Presidenti i shkarkuar i qeverisë katalanase, Karles Puigdemont, ka mbërritur së bashku me katër ish-ministrat e ekzekutivit të tij në Gjykatën e Brukselit. Aty ka nisur procesi gjyqësor për mandatet europiane të arrestit të kërkuara nga qeveria e Madridit. Pesë mandatet janë lëshuar në 3 nëntor me akuzën e rebelimit, shpërdorimit të fondeve publike dhe mosbindje ndaj autoriteteve. Puigdemont dhe katër ish-ministrat e qeverisë katalanase rrezikojnë deri në 30 vjet burg për këto akuza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!