Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë, nesër ditë zie kombëtare

schedule14:13 - 1 Qershor, 2022

schedule 14:13 - 1 Qershor, 2022

Qeveria ka shpallur ditë zie Kombëtare në nderim të presidentit të ndjerë Bujar Nishani datën 2 qershor.

‘SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.’ – thuhet në vendimin e qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!