Ish presidenti brazilian Bolsonaro kërkon kthimin e pasaportës për të udhëtuar në Izrael

schedule09:50 - 29 Mars, 2024

schedule 09:50 - 29 Mars, 2024

Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro i ka kërkuar gjykatës së lartë kthimin e përkohshëm të pasaportës së tij, i cili është në qendër të tre hetimeve për të udhëtuar në Izrael.

Kërkesa i referohet një periudhe specifike kohore nga data 12 deri më 18 maj, në mënyrë që Bolsonaro të udhëtojë me familjen e tij në Izrael për të marrë pjesë në një ngjarje, në të cilën ai ishte i ftuar nga aleati i tij i ngushtë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Avokatët e Bolsonaro dorëzuan kërkesën në një letër në Gjykatën e Lartë të Brazilit të hënën e kaluar, në të njëjtën ditë që u zbulua se ish-presidenti i vendit u fsheh për dy ditë në ambasadën hungareze në Brasilia.

Qëndrimi i tij në ambasadën hungareze nxiti thashethemet se ai po përpiqej të shmangte arrestimin, megjithëse vetë Bolsonaro pretendoi se po qëndronte atje për bisedime politike, pasi ai është mik me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!