Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton ka dalë nga spitali ku u trajtua prej ditësh për infeksion të traktit urinar. Clinton doli krah për krah me gruan e tij dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton para se të përshëndeste stafin e spitalit dhe ti falënderonte për kujdesin e veçantë.
Former U.S. President Bill Clinton walked out of a California hospital after being admitted last week https://t.co/2rnjfHw2LY pic.twitter.com/Bzd6ZGseUp
— Reuters (@Reuters) October 17, 2021
Bill Clinton u shtrua në një spital pranë Universitetit të Mjekësisë në Kaliforni. Sipas CNN ai kishte një infeksion në traktin urinar që u përhap në qarkullimin e gjakut. Clinton u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, por kjo për shkak të gjendjes së tij por për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e ish-presidentit./abcnews.al