Bujar Sharra ‘zbulon’ Linfield/ Ish-portieri i shquar i Tiranës flet për kundërshtarin e Vllaznisë

schedule13:09 - 22 Qershor, 2023

schedule 13:09 - 22 Qershor, 2023

I përket një kohe tashmë shumë të largët.

Bujar Sharra ka qenë një nga portierët e shquar të Tiranës në vitet 70-të e 80-të, kur quhej 17 Nëntori, e kur arriti një kualifikim të bukur në Champions ndaj Linfildit të Belfastit në 1982.

Bardheblutë luajtën me ekipin që këtë verë do të jetë përballë Vllaznisë në Ligën e Konferencës, dhe fillimisht Sharra tregon emocionet nga ndeshja në Irlandën e Veriut.

Në 1982, Sharra tregon për gjendje lufte në Belfast dhe në Shqipëri, ndërsa më pas jep mendimin e tij në një intervistë për ABC News për shanset e ekipeve shqiptare për t’u kualifikuar në kupat Europiane.

“Problemet që kishim ne me materialet sportive ishin ekzistente, unë nuk kisha doreza, shkova ia mora një palë te puntori i fushës, dhe ishte një nga paraqitjet e mia më të mira në atë ndeshje.

Në këtë kohë ka qenë një kohë lufte. Pothuajse të gjitha rrugët ishin me autoblinda, me polici ushtarake. Vetëm hotel dhe stadium.

Shanset? Ne kur luanim në fillim na binte direkt me Bayern Munich, ndërsa tani ka shanse edhe me klube më inferiore. Unë besoj se ekipet shqiptare po t’i kushtojnë rëndësi klubeve të cilat kanë kudnërshtarë, do të kenë shanse për t’u kualifikuar”, është shprehur Sharra./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!